Si të Instaloni dhe Aktivizoni eSIM në Telefon
Instalimi i eSIM është proces digjital shumë i lehtë. Nuk keni nevojë të hapni celularin apo të hiqni kartelën tuaj fizike. Numri juaj aktual i telefonit (WhatsApp, Viber dhe thirrjet) mbetet 100% aktiv.
Apple iPhone (iOS)
iPhone XS / XR deri te iPhone 16 Pro Max- Lidheni iPhone-in me rrjetin Wi-Fi.
- Shkoni te Settings ➔ Cellular (ose Mobile Service).
- Klikoni Add eSIM (ose Set Up Cellular).
- Zgjidhni opsionin Use QR Code.
- Skanoni QR Kodin e pranuar pas pagesës ose në email.
- Klikoni Continue dhe emërtojeni paketën (p.sh. BlejEsim ose Travel).
- Vendosni eSIM për Cellular Data (Internet).
- Kur të arrini në vendin e destinacionit, sigurohuni që Data Roaming është ON (Aktiv) te profili i BlejEsim.
Samsung & Android
Samsung Galaxy S/Fold/Flip, Google Pixel etj.- Sigurohuni që pajisja është e lidhur në Wi-Fi.
- Hapni Settings ➔ Connections ➔ SIM manager.
- Klikoni Add Mobile plan (ose Add eSIM).
- Zgjidhni Scan QR code nga kamera.
- Skanoni QR Kodin e paketës suaj.
- Konfirmoni instalimin duke shtypur Add / Confirm.
- Te fusha Preferred SIM zgjidhni eSIM për Mobile Data.
- Në mbërritje në shtetin e udhëtimit, aktivizoni Data Roaming: ON.
Çdo QR Kod mund të skanohet dhe shkarkohet vetëm një herë në një pajisje. Nëse e fshini profilin eSIM nga cilësimet e celularit, ai digjet nga rrjeti dhe nuk mund të riskanohet më. Nëse keni ndonjë vështirësi, thjesht fikni dhe ndizni telefonin (Restart).
Si të Kontrolloni nëse Telefoni e Mbështet eSIM
Mënyra më e shpejtë për të vërtetuar nëse telefoni juaj ka çipin e integruar eSIM është kodi universal:
Hapni aplikacionin e thirrjeve (Phone) dhe formoni *#06#. Nëse në ekran ju shfaqet barkodi EID (numër 32-shifror), telefoni juaj e mbështet teknologjinë eSIM 100%!
Pyetje dhe Zgjidhja e Problemeve (Troubleshooting)
1. Arrita në destinacion por nuk kam internet menjëherë?
Kontrolloni dy hapa: 1) Sigurohuni që Data Roaming është i aktivizuar (ON) te cilësimet e profilit eSIM; 2) Aktivizoni Airplane Mode për 10 sekonda dhe fikeni, në mënyrë që telefoni të kërkojë antenën më të afërt 5G/4G.
2. A mund ta instaloj eSIM para se të udhëtoj?
Po, rekomandohet! Mund ta instaloni në shtëpi përmes Wi-Fi. Ditët e vlefshmërisë së paketës fillojnë të llogariten vetëm kur mbërrini në shtetin e huaj dhe telefoni lidhet me rrjetin lokal.
3. A do të funksionojë WhatsApp-i im?
Po, krejtësisht! Numri juaj në WhatsApp, Viber, Telegram dhe të gjitha aplikacionet e mesazheve mbetet i njëjtë pa asnjë ndryshim.